Seanca për Presidentin e ri/ Grida Duma kundër bojkotit të PD: Bajram Begajn nuk e paragjykoj, por…

Shqipëria

Seanca për Presidentin e ri/ Grida Duma kundër bojkotit të PD: Bajram Begajn nuk e paragjykoj, por…

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 17:54
Grida Duma

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është shprehur kundër bojkotit në seacnën për votimin e Presidentit.

Në një komunikim për mediat, ajo u shpreh se duhen respektuar institucionet. Ndërsa sa i takon kandidaturës së Bagajt ajo tha se nuk e paragjykon.

“Kam qenë kundër bojkoteve. Me gjithë dyshimin që kam pasur kam ditur të bëj kritiken ndaj bojkoteve. Nuk duhet të ketë bojkote.

Qëndrimin e kam thënë, profilin e njoh pak, individin Bega. Gjithsesi nuk kam asgjë për të thënë për të si personalitet sepse e njoh pak.

Nuk paragjykoj as për mirë as për keq. Unë e di që ka shumë për të bërë që institucionet të gëzojnë demokraci. Kam thënë që Presidenti duhet ta kishte propozuar opozita, por erdhëm deri këtu.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat