Keni plane për fundjavën? Hidhini një sy parashikimit të motit për sot dhe nesër

Shqipëria

Keni plane për fundjavën? Hidhini një sy parashikimit të motit për sot dhe nesër

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 20:15
Ilustrim

Ashtu si ditët e fundit, edhe gjatë kësaj fundjave në vend do të ketë ndikim të masave ajrore të nxehta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, këto masa ajrore të nxehta do të sjellin në pjesën perëndimore të vendit orë të gjata me diell.

Në zonat malore, kryesisht të shtunën, vranësirat do të kenë tendencë zhvillimi. Ndërsa në orët me temperatura më të larta, vranësirat do të pasohen nga reshje shiu e shtrëngata me rrufe të izoluara.

Ditën e diel reshjet do të izolohen në verilindje.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe mesatare në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat