Kristo: Doja një president civil dhe jo ushtarak, Rama u tall me opozitën e shitur, ajo ishte pjesë e lojës

Shqipëria

Kristo: Doja një president civil dhe jo ushtarak, Rama u tall me opozitën e shitur, ajo ishte pjesë e lojës

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 22:50
Erion Kristo

Pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo u shpreh se Shumica e publikut nuk e ka dëgjuar Bajram Begajn, i cili u zgjodh sot president i vendit.

Ai tha se duke vlerësuar kontributin e ushtarakëve, emri një civili do të ishte më i përshtatshëm për postin e presidenti.

Kristo: Shumica e publikut nuk e ka dëgjuar Bajram Begajn. Ai ka qenë aty, por nuk e kemi parë. Rama e kishte në xhaketë emrin e tij. Të gjithë e dinim që ai do të nxirrte një president që palët nuk do ta shanin. Nuk besoj se ka ndonjë gjë jo kushtetuese në zgjedhjen e tij. Berisha ndoshta ka informacionet të tijat. Ai e ka quajtur mafia e tokave. Nuk do të preferoja një president ushtarak. Ne nuk i ulim vlerat e askujt. Duke vlerësuar kontributin e ushtarakëve, unë mendoj se emri i një civili do të ishte më i përshtatshëm.

Te përvoja ushtarake mbizotëron urdhri ose mbrojta e vendit. Në fakt pozicione të tilla drejtohen nga njerëz civilë në botën e qytetëruar. Në botën ushtarake nuk ka kundërshti. Unë do të preferoja një qytetar aktiv të jetë shoqërore, jo një njeri që njeh vetëm një aspekt të detyrave që ka të bëjë më presidencën. Dihet se presidenti drejtohet forcat e armatosura.

Kristo shtoi se Rama bëri politikë, e çoi aty  ku donte ai dhe u tall me opozitën dhe theksoi se kjo e fundit e pranoi talljen sepse ka marrë benefitet.

Kristo: Filtrat nga presidenti dhe të jenë kaluar sepse përndryshe do të kishim një mungesë serioziteti. Për mua Rama bëri politikë, e çoi aty  ku donte ai dhe u tall me opozitën. Opozita e pranoi talljen sepse ka marrë benefitet. Rama ka treguar se nuk u qëndron marrëveshjeve dhe të thuash për herë të 10 që ulesh dhe ta hedh, atëherë tregon se je pjesë e lojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat