Mbrëmë u votua si President në Parlament/ Surprizon Bajram Begaj, sot takimin e parë e zhvillon me…

Shqipëria

Mbrëmë u votua si President në Parlament/ Surprizon Bajram Begaj, sot takimin e parë e zhvillon me…

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 10:01
Bajram Begaj

Një ditë pasi u votua në parlament, si presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon takimin e tij të parë me ish-presidentin Alfred Moisiu, i konsideruar si një nga krerët më të mirë të shtetit në vendin tonë në periudhën e pluralizmit.

Lajmi bëhet me dije nga burime për Panorama.al ndërsa mësohet se takimi i karakterit informal ka nisur rreth orës 10:00. E përbashkëta mes tyre, përveç faktit se njëri ka qenë në krye të shtetit dhe tjetri pritet të marrë detyrën muajin e ardhshëm është fakti se të dy vijnë nga karriera ushtarake.

Pikërisht për këtë arsye, Moisiu u vlerësua edhe nga kryeministri Edi Rama ditën e premte në deklaratën për gazetarët, në momentin e zbulimit të emrit të Bajram Begajt si kandidatura e propozuar nga socialistët për marrjen e postit të kreut të shtetit.

Rama deklaroi se Alfred Moisiu na tregoi se si duhet të jetë presidenti i republikës së Shqipërisë “Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një nga profilet më të larta të një Shteti dhe eksperienca na tregon se në radhën e Presidentëve që kemi pasur ai që vinte nga ajo zonë e Forcave të Armatosura, mbahej mend për mirë. Dhe kujtoj që Alfred Moisiu tregoi se si duhet të jetë presidenti i Republikës Së Shqipërisë”,tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat