Presidenti i ri i Shqipërisë hap llogari në Facebook

Shqipëria

Presidenti i ri i Shqipërisë hap llogari në Facebook

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 15:09
Bajram Begaj

Bajram Begaj, nga Partia Socialiste është zgjedhur president i ri i Shqipërisë.

Në procesin e zgjedhjes së presidentit, mbrëmë morën pjesë 83 deputetë, prej të cilëve 78 kanë votuar pro Begajt, katër kundër dhe një ka abstenuar.

E deri mbrëmë, Begaj nuk kishte llogari personale në Facebook, përveç një faqe me emrin e tij, ku publikonte zhvillime që kishin të bënin me Forcat e Armatosura Shqiptare.

Mirëpo, sot ai ka hapur një llogari personale, ku ka vetëm dy fotografi, një të objektit të Presidencës dhe një foto nga momenti i zgjedhjes president.

Ndërkaq, në Facebookun e ri të hapur, Begaj deri më tani ka vetëm një “mik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat