Burri iu zgjodh President i Shqipërisë, por kush është Zonja e Parë, bashkëshortja e Bajram Begajt

Shqipëria

Burri iu zgjodh President i Shqipërisë, por kush është Zonja e Parë, bashkëshortja e Bajram Begajt

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 19:47
Bajram Begaj che Armanda Begaj

Bajram Begaj u zgjodh një ditë më parë, si Presidenti i ri i Shqipërisë. Ai do të marrë zyrtarisht detyrën në 24 korrik, kur edhe i përfundon  mandati Kreut aktual të Shtetit, Ilir Meta.

Por me mbërritjen e Begajt në Presidencë, vendi do të ketë edhe Zonjën e Parë, diçka e munguar gjatë mandatit të Ilir Metës, pasi bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Po kush do të jetë Zonja e Parë e Shqipërisë? Ajo quhet Armanda Begaj, bashkëshortja e presidentit të zgjedhur.

E lindur në vitin 1968, ajo ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ndërsa së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Çifti Bajram dhe Armanda Begaj ka edhe dy djem.

Ndërsa sipas formularit të dekriminalizimit familja Begaj nuk ka jetuar asnjëherë jashtë shtetit.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat