Berisha: Një urim që dëshmon se presidentin e zgjodhi “Ballkani i Hapur”!

Shqipëria

Berisha: Një urim që dëshmon se presidentin e zgjodhi “Ballkani i Hapur”!

Nga: M.L. Më: 5 qershor 2022 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vlerëson se presidentin e ri të Shqipërisë e zgjodhi “Ballkani i hapur”.

Në një postim në Facebook Berisha ka shkruar se pak orë pas zgjedhjes Presidenti Begaj u urua nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiqi, i cili ia kujtoi se në atë post e zgjodhi “Ballkani i hapur”,

“Kështu presidenti i Serbomadhise në mesazhin e tij i referohet jo nismës se Berlinit si kuadri i Bashkimit Evropian për bashkëpunimin rajonal te vendeve tona por projektit te tij te serbomadhise, Ballkani i Hapur. Sb”, shkruan Berusha mes tjerash.

Postimi i plotë:

Një urim që dëshmon se presidentin e zgjodhi “Ballkani i Hapur”!

Miq, dje në mënyrë të rrufeshme, pseudomazhoranca, në një rast unik në historinë e botës së lirë dhe në shkelje flagrante të kushtetutës, votoi shefin e shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, gjeneral Bajram Begaj si president të republikës.

Por përveç kësaj, vetëm pak ore më vonë, padroni i Edi Rames, serbomadhi Aleksander Vuçiç do të uronte gjeneral Begajn dhe do t`i kujtonte se aty e zgjodhi Ballkani i Hapur.

Në mesazhin e tij, njeriu që u betua javën që kaloi se do mbronte sovranitetin e Kosovës si pjesë e Serbisë shkruan: “Besoj gjithashtu se së bashku do të kemi sukses në zhvillimin e të gjitha potencialeve të nismës “Open Balkans”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”.

Kështu presidenti i Serbomadhise në mesazhin e tij i referohet jo nismës se Berlinit si kuadri i Bashkimit Evropian për bashkëpunimin rajonal te vendeve tona por projektit te tij te serbomadhise, Ballkani i Hapur. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat