Firmosi dekretin për lirimin nga detyra të Begajt në Stamboll, Meta reagon për herë të parë për deklaratat e Berishës

Shqipëria

Firmosi dekretin për lirimin nga detyra të Begajt në Stamboll, Meta reagon për herë të parë për deklaratat e Berishës

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 21:34
Presidenti Ilir Meta dhe Sali Berisha

Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Meta tha se ai që është gjithmonë koherent me zbatimin e Kushtetutës, është Ilir Meta.

“Se çfarë thotë Berisha për dekretin për Begaj, është e drejtë e tij. Nëse ka njeri në këtë tokë më koherent në mbrojtje të Kushtetutës, më falni për modestinë, por ai është Ilir Meta. Ku është e shprehur kështu (Në Kushtetutë)? Presidenti përgjigjet për zbatimin e Kushtetutës, në nenin 93 thuhet presidenti i republikës në zbatim të kompetencave të tij nxjerr dekrete.

Nuk ka asnjë përcaktim, asnjë përkufizim, ndalim, sa ku i nënshkruan dekretet presidenti, në zyrë, në hollin e presidencës, spital, shtëpi nëse është me COVID, apo mund ta nënshkruajë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për një rast të caktuar. Në rastin e Presidentit nuk jemi si në rastin e Kryeministrit që ka zv/kryeministrin.

Në rastin e Presidentit është shumë e qartë në Kushtetutë, neni 91, kur presidenti është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij, ose kur vendi i tij mbetet vakant për arsye se humb jetën, kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat. E dyta, duhet të përcaktohet edhe me Gjykatë Kushtetuese, Komision Mjekësor që presidenti është i pamundur të ushtrojë këto funksione dhe këto i kalojnë Kryetarit të Kuvendit. E gjitha kjo është një spekulim. Procedura ka qenë shumë e qartë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat