Zjarret në Sazan/ Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, sjell avionin zjarrshuajtës Canader

Shqipëria

Zjarret në Sazan/ Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, sjell avionin zjarrshuajtës Canader

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes ka gati një avion zjarrshuajtës canader (nga Greqia) i cili është gati të ndërhyje në qoftë se do gjykohet nga ekspertët herët në mëngjes.

Lajmi bëhet i ditur nga dikasteri i Mbrojtjes i cili njofton se avioni Canadair CL 415 vjen si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, “Emergency Response Coordination Centre” (ERCC), pas kërkesës së bërë nga Agjencia Kombtare e Mbrojtjes Civile.

Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës së Shqipërisë.

Prej dy ditësh sipërfaqe të mëdha pyjesh janë përfshirë nga flakët në Sazan, teksa për mungesën e mjeteve për shuarjen e zjarreve, opozita ka akuzuar qeverinë për praktika korruptive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat