U dogjën 10 hektarë me pishë; fiket zjarri në Mirditë

Shqipëria

U dogjën 10 hektarë me pishë; fiket zjarri në Mirditë

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Është shuar zjarri që përfshiu pasditen e të hënës zonën e Repsit në Mirditë.

Forcat zjarrfikëse të Mirditës, ato të Matit, së bashku me 54 efektivët e forcave të armatosura arritën të vinin nën kontroll flakët që po i afroheshin banesave të fshatit Elgjin.

Nga zjarri, sipas autoriteteve, u dogj një sipërfaqe prej 10 hektarësh me pishë.

Zjarrvënia dyshohet të ketë qenë e qëllimshme nga banorë të zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat