Aksident fatal në “Buzmadh” të Fierit, dy të vdekur e katër të plagosur

Shqipëria

Aksident fatal në “Buzmadh” të Fierit, dy të vdekur e katër të plagosur

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin “Buzmadh”, në aksin rrugor Levan-Tepelenë në Fier, ku raportohet për dy persona të vdekur dhe katër të plagosur.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimave dhe të plagosurve, ndërsa bëhet me dije se automjetet ishin të tipit “Zafira” dhe “Ford”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat