Familjarët e harruan ndezur dhe dolën jashtë, shpërthen bombola e gazit në një banesë! Detajet e para nga ngjarja

Shqipëria

Familjarët e harruan ndezur dhe dolën jashtë, shpërthen bombola e gazit në një banesë! Detajet e para nga ngjarja

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë pasditen e sotme në një pallat në zonën e Kasharit.

Sipas News 24 banorët e pallatit kanë dalë jashtë të alarmuar ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë arritur të vënë flakët nën kontroll.

Mësohet se familjarët e kishin ndezur për të gatuar dhe më pas ishin larguar nga banesa duke e harruar ndezur.

Hetimet në lidhje me ketë rast janë duke vazhduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat