Zbulohet konflikti i Aleksandër Sadikaj me personin nga Vlora! E goditi 3 herë me thikë në gjoks, prokuroria ka mbyllur dosjen

Shqipëria

Zbulohet konflikti i Aleksandër Sadikaj me personin nga Vlora! E goditi 3 herë me thikë në gjoks, prokuroria ka mbyllur dosjen

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

I ekzekutuari me eksploziv në Tiranë këtë të shtunë, 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, rezulton të jetë i përfshirë në një plagosje me thikë të ndodhur në qytetin e Sarandës.

 

 

Ngjarja ka ndodhur më 9 korrik 2019 në një plazh në zonën pranë Kanalit të Çukës në Sarandë.

Në bashkëpunim me një person tjetër, ai ka qëlluar me thikë 3 herë në krah dhe në gjoks një 40-vjeçar nga Vlora, i cili gjatë transportimit për në spital u aksidentua edhe me makinë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mish-Peshkut”.

Në lidhje me këtë ngjarje ai u shpall në kërkim atë ditë nga policia. Në 30 korrik mori masën e sigurimit në mungesë “Arrest ne burg” nga Gjykata e Sarandës, por nuk dihet se si Prokuroria e qytetit e ka mbyllur këtë dosje.

Sadikaj rezulton një biznesmen në zonën e Memaliajt, pasi kishte në pronësi një resort turistik.

Ai u ekzekutua me një shpërthim të telekomanduar teksa po lëvizte me automjetin e tij në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

Nga këqyrja e pamjeve filmike përgjatë zonës, dyshohet se autorët i kanë ndjekur lëvizjet e objektivit të tyre. Dyshimet janë se ata kanë udhëtuar me një mjet tjetër tip Benz C Class. I dyshimtë pranë makinës që udhëtonte Sadikaj, për hetuesit është edhe një motor, për të cilin policia po punon për të identifikuar shoferin e saj.

I riu me origjinë nga Berati dhe banues prej disa vitesh në Tiranë është person me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.

Aleksandër Sadikaj, është arrestuar disa herë nga policia. Konkretisht, ai ishte akuzuar për dy vjedhje të ndodhura në vitin 2011 në Berat e në Vlorë. Në Maj të 2017 ai akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, për të cilën u dënua me 8 muaj burgim.

Sadikaj ishte hetuar në vitin 2019 me masë arrest në burg për tentativën e vrasjes me dashje të një personi në Sarandë. Më 9 korrik të atij viti, Sadikaj, në bashkëpunim me një tjetër person, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë një shtetas. Po ashtu, policia kishte informacione në rrugë operative se 27 vjeçari kryente veprimtari edhe në fushën e narkotikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat