Ndoka: Rama në panik se PD doli përtej bravave, ka gjetur mënyrë tjetër për të dëmtuar partitë e tjera

Shqipëria

Ndoka: Rama në panik se PD doli përtej bravave, ka gjetur mënyrë tjetër për të dëmtuar partitë e tjera

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 23:36
Nard Ndoka

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, tha se ka pasur një tendencë nga Lulzim Basha dhe Edi Rama, për goditjen e partive politike.

Në një intervistë për Ora News, Ndoka tha se Rama është në panik, ndërsa shton se tashmë ka gjetur një mënyrë për të dëmtuar partitë e tjera.

Ai tha se policia e shtetit ka ndërhyrë, në kulmin e organizimit të punës për Kongresin.

Nard Ndoka: Këto janë pasojat e Lulzim Bravës. Ka pasur një tendencë për goditjen e partive politike Rama-Basha. Rama tashmë është në panik, për faktin që PD doli përtej bravave. Ka gjetur një mënyrë tjetër, duke dëmtuar edhe partitë tjera. Kjo është absurde.  Unë jam në kulmin e organizimit të punës, të vjen policia e shtetit, të sekuestrojnë, ndërhyjnë në një proces politik, të bllokojnë edhe vulën. Unë mund të bëjë një shkresë, por vula mbetet e bllokuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat