Atentati me tritol që i mori jetën 27-vjeçarit/ Nga shpërthimi u dëmtuan edhe një grua me fëmijët e saj

Shqipëria

Atentati me tritol që i mori jetën 27-vjeçarit/ Nga shpërthimi u dëmtuan edhe një grua me fëmijët e saj

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 09:48
Alekandër Sadikaj

Shpërthimi me tritol që i mori jetën ditën e djeshme 27-vjeçarit Alekandër Sadikaj ka qenë shumë i fortë duke u ndjerë në të gjithë zonën.

Burime bëjnë me dije për News 24, se si pasojë e tij kanë mbetur të lënduar edhe një grua me fëmijët e saj që kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tjetër në zonën ku ndodhi ngjarja.

Edhe pse makina e tyre ndodhej larg vendit ku shpërtheu mjeti i 27-vjeçarit ato kanë marrë dëmtime të lehta.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në anën e shoferit. Fillimisht Sadikaj mbeti i plagosur dhe doli vetë nga automjeti. Por pasi u transportua në spital, ndërroi jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat