Prokurorët rikthehen në vendin ku u ekzekutua Pjerin Xhuvani

Shqipëria

Prokurorët rikthehen në vendin ku u ekzekutua Pjerin Xhuvani

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 12:19
Prokurorët rikthehen në vendin ku u ekzekutua Pjerin Xhuvani

Prokuroria e Elbasanit i është rikthyer në vendin ku u vra më shumë se një vit më parë Pjerin Xhuvani, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Sipas burimeve, bëhet me dije se prokurorët kanë rindërtuar skenën e krimit ku u vra Pjerin Xhuvani dhe mbetën të plagosur tre persona të tjerë.

Prokurorët janë duke kryer veprime në vendin e ngjarjes që momentalisht është rrethuar me shirita.

Për ngjarjen mbetet në burg si autor i dyshuar ish-efektivi i RENEA-s, shoqëruesi i Gazment Bardhit, Arbën Paplekaj.

Një i vdekur dhe tre të plagosur ishte bilanci i një përplasjeje me armë në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Ky ndryshim mund të ketë ardhur për shkak të hetimeve të mëtejsheme , por një nga opsionet është edhe ndonjë dëshmi e Dumanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat