Rama e Abazoviq udhëtojnë drejt Ukrainës

Shqipëria

Rama e Abazoviq udhëtojnë drejt Ukrainës

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 18:13
Dritan Abazoviq dhe Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq kanë udhëtuar drejt Kievit, kryeqytetit të Ukrainës.

Vizita e tyre atje vjen pas ftesës që ua kishte bërë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky”, ka shkruar në Facebook, kryeministri Rama.Edhe Qeveria e Malit të Zi kishte njoftuar më 12 qershor, se kreu i saj, Abazoviq, ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas Zelensky.

“Dritan Abazoviq do të nisë një ide për një vizitë të përbashkët në Kiev nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e rajonit të cilat janë në NATO, me qëllim të dërgimit të mesazhit më të fortë se Ballkani Perëndimor mbështet sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës", thuhet në postimin e qeverisë malazeze në Twitter.

 Presidenti i Ukrainës Zelensky, i kishte bërë thirrje Shqipërisë më 3 maj, që t’i mbyllë portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve rusë.

Në fillim të qershorit, kryeministri i Malit të Zi i dërgoi një letër mbështetje popullit të Ukrainës dhe presidentit Zelensky, ku ndër të tjerrka theksuar se “Ukraina po mbron jo vetëm atdheun e saj, por të gjithë Evropën, si dhe vlerat demokratike dhe normat e qytetërimit mbi të cilat mbështetet bota moderne”.

Më 8 prill, Qeveria e Malit të Zi miratoi zyrtarisht sanksionet kundër Rusisë për shkak të agresionin ndaj Ukrainës. Përpara këtij vendimi, Mali i Zi mbylli hapësirën ajrore të saj për fluturimet e aeroplanëve rusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat