​Bukuritë e Prespës në Shqipëri, destinacion i turistëve vendas e të huaj

Shqipëria

​Bukuritë e Prespës në Shqipëri, destinacion i turistëve vendas e të huaj

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 17:41
Ilustrim

Parku Kombëtar i Prespës gjatë këtyre ditëve të ngrohta qershori është është kthyer në një destinacion turistik për turistët vendas e të huaj.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura (ADZM) në Korçë ka ndarë momente nga vizita e turistëve në këtë park, të cilët mbetën të mahnitur pas bukurive natyrore dhe kulturore që ofron ky park.

“Një ditë plot vizitorë vendas dhe të huaj në Parkun Kombëtar të Prespës. Stafi ynë pati kënaqësinë t’i udhëheqë në vendet më të mrekullueshme natyrore dhe kulturore që ofron Prespa”, shprehet ADZM Korçë.

Parku Kombëtar “Prespa” hynë në zonat e mbrojtura në kategorinë 2, vendim i cili është shpallur në vitin 1999. Përfaqësuesit specifikë të florës dhe faunës në park janë venja (Juniperus excelsa), (Centaurea prespana), (Viola eximia), dhia e egër e Ballkanit (Rupicapra r. balcanica), ariu i murrmë (Ursus arctos) dhe pelikani kaçurrel (Pelicanus Crispus).

Monumente natyre në park janë: Venjat e Kallamasitrit, Zgavra e Zaverit, Dushqet e Manastirit Djellas, Ishulli i Maligradit, Gurët e Mumjes, Shpella e Trenit.

Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës janë Kisha e Shën Marenes, Kallamas, Kisha e Shën Gjergjit Gollomboc, Kisha e Shën Pjetrit Zaroshkë dhe Kisha e Shën Mërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat