Vasili: Nafta në Shqipëri 265 lekë, në Maqedoni 212 lekë, qeverisemi nga mafiozë

Shqipëria

Vasili: Nafta në Shqipëri 265 lekë, në Maqedoni 212 lekë, qeverisemi nga mafiozë

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:30
Edi Rama

Ndërsa çmimi i karburanteve sot ka shkuar në 265 lekë litri, nën kryetari i LSI-së, Petri Vasili shkruan se ky është çmimi më i lartë në rajon.

Ai shprehet se Maqedoni, edhe pse nuk prodhohet naftë, çmimi është 212 lekë/litri, duke shtuar se kjo vjen nga qeverisja jonë mafioze.

Vasili: 265 leke litri, vazhdon çmimi kriminal i naftës! Qeveria vendosi sot Çmimin e Naftës 265 leke litri. Po sot ne Maqedoni është 212 leke litri (109.5 dinarë). Ne Shqipëri është 523 leke (5230 leke te vjetra) me shtrenjte. Ne Shqipëri qeverisin batakçinjtë e rilindjes ndaj çmimi është ne këtë nivel mafioz.

Maqedonia nuk prodhon nafte, nuk ka porte por edhe nuk ka ne qeveri super batakçinj si këta te rilindjes ne Tirane. Ndaj Maqedonia ka një nga gjashte çmimet me te lira te naftës ne Evropë, ndërsa Shqipëria e qeverisur nga rilindja një nga tre me te lartat ne Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat