KLSH “shkund” Bashkinë e Fierit, 74 zyrtarë me shkelje në tenderë. Ja për çfarë bëhet fjalë

Shqipëria

KLSH “shkund” Bashkinë e Fierit, 74 zyrtarë me shkelje në tenderë. Ja për çfarë bëhet fjalë

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Plot 74 zyrtarë të Bashkisë së Fierit dhe njësive administrative nën varësi të saj janë gjetur me shkelje pas një auditimi nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Bëhet fjalë për 2 administratorë të Përgjithshëm të Bashkisë Fier, 2 administratorë të Njësive Administrative, 6 drejtorë drejtorie, 5 përgjegjës sektori, 19 specialistë dhe 40 punonjës të bashkisë në cilësinë e anëtarëve të njësisë së hartimit të dokumenteve të tenderit dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave, për të cilët KLSH ka kërkuar si masë disiplinore mbajtjen e pagës me 1/3-n për një periudhë gjashtëmujore.

Gjithashtu, kërkohet që për dy vitet e ardhshme, këta zyrtarë të mos përfitojnë nga e drejta për rritjen e shkallës së pagës. Në disa raste, kërkohet largimi nga administrata publike i tyre. Në bazë të auditimit, KLSH bën me dije se zyrtarët i kanë shkaktuar buxhetit të Bashkisë Fier një dëm prej 1.4 mld lekësh.

Gjithashtu, masa janë kërkuar edhe për 40 punonjës të bashkisë, në cilësinë e anëtarëve të njësisë të hartimit të dokumenteve të tenderit dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Ndër 12 masa që kërkon KLSH, ka të bëjë me shpërblim dëmi prej rreth 150 milionë lekësh, dëm i shkaktuar në fushën e zbatimit të kontratave, për punime të pakryera por të situacionuara dhe paguara. Gjithashtu, zyrtarët kanë vlerësuar gabim oferta ekonomike të operatorëve në fushën e prokurimeve, ndërsa në fushën e urbanistikës, është përllogaritur gabim taksa e ndikimit në infrastrukturë nga shoqëritë sipërmarrëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat