Majlinda Bregu: Vendosja e tregut unik duhet të jetë qëllimi përfundimtar i Ballkanit perëndimor

Shqipëria

Majlinda Bregu: Vendosja e tregut unik duhet të jetë qëllimi përfundimtar i Ballkanit perëndimor

Nga: F. B. Më: 18 qershor 2022 Në ora: 08:41
Majlinda Bregu 

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal (RCC) Majlinda Bregu  ka deklaruar në Ohër se “vendosja e një tregu unik duhet edhe më tutje të jetë qëllimi përfundimtar i Ballkanit perëndimor”, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

“Tregimi për tregun e përbashkët rajonal nuk do jetë i  shkurtër, kërkon kohë, por nëse flasim për nevojën, duke pasur parasysh edhe pesimizmin e njerëzve, posaçërisht të rinjve prej të cilëve një në tre është i papunë  dhe dëshirës për ndryshime në shoqëritë tona , atëherë duhet të përshpejtojmë gjërat dhe të arrijmë rezultate konkrete në fushën e bashkëpunimit ekonomik” deklaroi Bregu në panelin “65 vjet nga marrëveshja e Romës: A është Evropa në tërësi ekonomikisht e integruar edhe ri-konstruktuar?“.

Si ka kumtuar RCC, në panel kanë marr pjesë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski dhe komisar për zgjerim i BE-së Oliver Varhej.

“Roma nuk është ndërtuar brenda një dite dhe vendosja e tregut unik më lehtë thuhet se që bëhet. Procesi i integrimit ekonomik të Ballkanit dhe integrimi në BE nuk është detyrë e thjeshtë, por shpresoj se nuk do na duhen 35 vjet për arritjen e tij, aq sa ju deshën BE-së që të vendos tregun e përbashkët. Askush nga ne në rajon nuk ka luksin që të humbet edhe një ditë e vetme, posaçërisht kur kihet parasysh se integrimi i Ballkanit me vite ka stagnuar”, tha Bregu.

Sekretarja e përgjithshme e RCC nënvizoi se Këshilli do ndihmoj dhe koordinoj, por pikërisht në kohën e luftës dhe pandemisë është e nevojshme ofrimi i rajonit dhe vendimet ju mbeten vendimmarrësve.

“Ne si RCC punojmë që qëllimi përfundimtar ynë është që qytetarëve të Ballkanit zë ju ofrojmë tregun unik. Ne si rajon jemi i vogël vetëm me 18 milionë njerëz, mbase edhe me pak, kur shihen lëvizjet e fundit, prej të cilëve 76 për qind e këtyre konsiderojnë se bashkëpunimi rajonal është rëndësisë së veçantë. Për mbi 43 për qind të tyre, papunësia është problemi kryesor, ndërsa më pas vjen kriza ekonomike”, tha Bregu.

Forumi Prespës për dialog është platformë që e ka vendosur qeveria e Maqedonisë, për të mundësuar vendeve, liderëve dhe organizatave e qytetarëve mundësi ndërtimi të raporteve afatgjata dhe forcimin e partneritetit, thuhet në kumtesën e RCC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat