Sherri për një vajzë i mori jetën/ Kush janë tre autorët e vrasjes së 26-vjeçarit, e mbytën dhe e hodhën në rezervuar

Shqipëria

Sherri për një vajzë i mori jetën/ Kush janë tre autorët e vrasjes së 26-vjeçarit, e mbytën dhe e hodhën në rezervuar

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Sherri për një vajzë dyshohet t’i ketë marrë jetën 26-vjeçarit Martin Çeço nga fshati Kolanec i Maliqit, konfirmon Panorama.

Blutë kanë vënë në pranga tre persona që dyshohet se janë autorët e krimit. Panorama ka mësuar se janë ndaluar shtetasit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

Mes tyre dhe viktimës dyshohet të ketë pasur grindje për shkak të një femre.

Autorët mësohet se e kanë mbytur të riun dhe kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit.

“Shërbimet e Policisë, pasi kanë nxjerrë nga rezervuari trupin e pajetë të 26-vjeçarit Martin Çeço, kanë krijuar dyshime se bëhej fjalë për një ngjarje kriminale, duke qenë se gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit.

Falë punës profesionale hetimore, provave dhe informacioneve të grumbulluara nga grupi hetimor, u dokumentua se tre shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2022, kanë marrë viktimën Martin Çeço, në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), për motive të dobëta, kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat