​139 raste me COVID-19 sot në Shqipëri

Shqipëria

​139 raste me COVID-19 sot në Shqipëri

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 595 testime nga të cilat 139 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus dhe fatmirësisht asnjë humbje jete.

Rastet e regjistruara sipas bashkive janë: 97 në Tiranë, 12 në Fier, 10 në Lushnje, nga 5 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 4 në Sarandë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë, Himarë, Delvinë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë, njofton Ministria e Shëndetësisë. Janë 791 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin, ndërsa janë shëruar 26 qytetarë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus Shqipëria ka regjistruar gjithsej 277.409 raste, prej tyre 273.121 janë shëruar, 791 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.497 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat