Turisti polak gjendet i pajetë në banesën që kishte marrë me qira në Tiranë, policia mbërrin në vendngjarje

Shqipëria

Turisti polak gjendet i pajetë në banesën që kishte marrë me qira në Tiranë, policia mbërrin në vendngjarje

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Një turist polak, A.H., 73-vjeç është gjetur i pajetë ditën e sotme në banesën që kishte marrë me qira në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë.

Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake në trup nuk i janë gjetur shenja dhune. Megjithatë grupi hetimor po verifikon rrethanat e plota të ngjarjes.

“Më datë 20.06.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat