Bojkotim i samitit të BE-së? Tabaku-Ramës: Kryeministri më autokrat i rajonit nuk dëshiron integrimin europian!

Shqipëria

Bojkotim i samitit të BE-së? Tabaku-Ramës: Kryeministri më autokrat i rajonit nuk dëshiron integrimin europian!

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 15:01
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar për bisedën e zhvilluar mes kryeministrit Rama, homologut maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe Presidentit Vuçiç në lidhje me samitin Ballkani Perëndimor-Bashkimi Europian që do të zhvillohet ditët e ardhshme në Bruksel.

Vuçiç bëri me dije se deri ditën e nesërme, do të vendoset nëse ata do të marrin pjesë në këtë samit. Lidhur me këtë çështje, deputetja Tabaku ka ngritur pyetjen se pse Shqipëria refuzon Bashkimin Europian.

Sipas Tabakut, kryeministri Rama, më autokrati në rajon, nuk dëshiron integrimin në BE.

Postimi i Jorida Tabakut:

Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshtisë për saksionet kundër Rusisë, RMV është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon BE? Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë. Po sikur ta ndërtojmë BE tonë këtu pavaresisht një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat