BE mbështet peshkimin në Shqipëri

Shqipëria

BE mbështet peshkimin në Shqipëri

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian po mbështet sektorin shqiptar të peshkimit me 800,000 euro.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, çdo peshkatar që kërkon mbështetje për të blerë pajisje për lundrim, për të përmirësuar peshkimin ose për të ulur ndotjen mjedisore të anijeve, mund të aplikojë për të përfituar mbështetje financiare nga projekti “FishingBlue”.

Afati i fundit për aplikim është data 30 qershor 2022.

Ky grant është pjesë e përpjekjeve më të gjera të BE-së për të ndihmuar sektorin e peshkimit shqiptar, në mënyrë që ai të bëhet i qëndrueshëm, miqësor ndaj mjedisit, ekonomik dhe social, duke qenë një burim i rëndësishëm ushqimi të shëndetshëm për konsumatorët.

Projekti do të mbulojë maksimum 50 % të investimeve totale, me një shumë minimale prej 2,500 euro deri në një shumë maksimale prej 60,000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat