Amnistia fiskale e qeverisë, Soko: Finalizimi i një maskarade, penalizohemi ne që s’kemi shitur drogë e vjedhur

Shqipëria

Amnistia fiskale e qeverisë, Soko: Finalizimi i një maskarade, penalizohemi ne që s’kemi shitur drogë e vjedhur

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 20:08
Pano Soko

Paralajmërimet e ndërkombëtarëve dhe skepticizmi i tyre për realizimin e amnistisë fiskale në Shqipëri nuk kanë ndikuar në qeverinë e drejtuar prej Edi Ramës.

Tashmë projektligji është paraqitur për konsultim publik e më tej do të vijohet me votimin në qeveri e parlament.

Sipas draftit me 25 nene të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë territorit do të mund të ligjërojnë deri në 2 milionë euro, pavarësisht sesi i kanë krijuar të ardhurat.

Ndërkohë eksperti i ekonomisë Pano Soko thotë se ky është finalizimi i një maskarade në shtetin tonë.

Në një intervistë për Ora News,me gazetarin Everest Dedaj, Soko tha se qeveria në vend që të penalizojë paratë që merren nga droga apo vjedhja i amniston, ndërkohë që nuk bën këtë për ata që punojnë ndershmërisht.

Pano Soko: Është hera e disatë që diskutohet amnistia fiskale. Këtë herë ka  një avancim të procesit duke dalë në një draft konkret, ku të gjithë shtetasit shqiptarë që disponojnë deri në 2 mln euro, kanë të drejtë t’i pastrojnë ato para. Kjo është finalizimi I një maskarade dhe në fund fare është metafora e sistemit ku ne jetojmë. Kurse ne që nuk kemi vjedhur, nuk kemi shitur drogë, jemi të penalizuar. Ndërsa këto që i kanë bërë këto gjëra, në vend që shoqëria t’I penalizojë, tashmë i amniston. Jo vetëm i amniston por edhe i nxit ata për të bërë më shumë.  Dikush që ka shitur drogë  paguan 4 deri në 10% tatim, ndërkohë që ne kemi punuar ndershmërisht, kemi paguar 23% tatime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat