Vrau dy motrat në shtëpi, Prokuroria kërkon burg përjetë për Përparim Ademin

Shqipëria

Vrau dy motrat në shtëpi, Prokuroria kërkon burg përjetë për Përparim Ademin

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 12:20
Përparim Ademi dhe dy motrat

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Përparim Ademin.

Ai paraditen e 31 dhjetorit 2020 qëlloi për vdekje dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

Krimi ndodhi në banesë në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Ademi zbrazi të gjithë plumbat që ndodheshin në karikator në drejtim të Zhaneta Metanit, e dashura e autorit të krimit Përparim Ademi dhe motrës së saj Kristina Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat