Ngjela lëshon paralajmërimin e fortë dhe sulmon Berishën

Shqipëria

Ngjela lëshon paralajmërimin e fortë dhe sulmon Berishën

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 08:03
Spartak Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se në protestën e 7 Korrikut kërkon të destabilizojë Shqipërinë për të trembur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksa foli dhe mbi rrezikun e destabilizimit, pasi shumë mbështetës të Berishës kanë bërë thirrje për tym e flakë.

Sipas Ngjelës, jemi një vend anëtar i NATO-s dhe nuk të lë kush të shkaktosh kaos.

“NATO s’të lë të ketë destabilizim, aq më tepër në një moment lufte. Saliu e bën që ta realizojë para se sa të vejë në protestë, duke kërkuar që të heq dorë nga protesta që mos destabilizojë vendin, hiqni dorë ju nga non-grata. Çfarë do sjellë kjo? Asgjë nuk do sjellë protesta. Foli për çmimet? Është sindikatë ky? E dini shtetin demokratik ju apo jo? Janë sindikatat që flasin për çmimet. Saliu drejton sindikatat?! Këto i kërkojnë sindikatat jo politika, politika kërkon pushtet dhe pushteti vjen përmes votave. Kemi ndonjë doktrinë për zgjedhje të parakohshme? Jo! Kërkojnë destabilizim, pse? Sepse është non-grata. Çdo bëjë në datën 7? Asgjë, flluskë sapuni”, tha Ngjela i ftuar në një studio televizive.

Ngjela ka deklaruar se Berisha është një person “non grata” dhe nuk ka tregues më të fortë se kjo protestë është antiamerikane.

“Ai që bën protestën është non-grata, indirekt del që është protestë antiamerikane, duke kërkuar tu thotë që shqiptarët janë me mua dhe kundër Amerikës. Nuk ndodh, është ‘out’. Këtu flitet, kur bëhen protesta, pse e ka vënë motivin? Do motiv? Cili është rreziku? Është e saktë arsyeja se të rinjtë po braktisin vendin… nuk është atje problemi por ky me pozicionin juridik që ka, i goditur për non-grata, e ka lojë të detyrojë amerikanët të tërhiqen dhe tu thotë se jam i fortë, por nuk pyet politika amerikane për 7 mijë veta në bulevard. Nuk fiton dot gjë me këto”, u shpreh avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat