Konferenca e kryetarëve merr vendimin, Kuvendi mblidhet më 24 Korrik për betimin e Bajram Begajt si president

Shqipëria

Konferenca e kryetarëve merr vendimin, Kuvendi mblidhet më 24 Korrik për betimin e Bajram Begajt si president

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 16:36
Bajram Begaj

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet më 24 Korrik në një seancë për betimin e presidentit të zgjedhur Bajram Begaj.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të konferencës së kryetarëve.  Në mbledhje është përcaktuar programi i punës për periudhën 4 – 29 korrik 2022 dhe kalendari i punimeve për periudhën 11 – 29 korrik 2022.

Seanca ku do të betohet Bajram Begaj do të jetë e fundit për këtë sesion parlamentar. Po ashtu sot është vendosur të propozohet shtyrja e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë deri në 30 shtator 2022.

Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj, u zgjodh presidenti i ri i Republikës me propozimin dhe mbështetjen e mazhorancës socialiste.

Ai dha dorëheqjen nga funksioni dhe gradat ushtarake vetëm pak orë para zhvillimit të seancës plenare më 4 qershor ku me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim u zgjodh presidenti i ri i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat