Rrëfimi i kryeministrit holandez: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje!

Shqipëria

Rrëfimi i kryeministrit holandez: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje!

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 20:23
Edi Rama dhe Mark Rutte

Kryeministri holandez, Mark Rutte tregoi një episod të së shkuarës me homologun e tij shqiptar, Edi Rama se në Samitin e Sofjes më herët gati sa nuk ishin kapur fizikisht.

Mes të tjerash ai evidentoi dhe një nga problemet që vuan sot vendi ynë, që janë vakancat në gjyqësor.

“Më kujtohet samiti i Ballkanit Perëndimor në Sofje, ku gati u kapëm fizikisht me njëri-tjetrin. Por ende asokohe mbanim pas çështjet e anëtarësisë. Megjithatë, Shqipëria ka punuar për këto çështje. Kemi pasur bashkëpunim. Ka një problem të vendeve të lira për gjyqtarë në Shqipëri, pasi është pastruar sistemi, por ndërkohë duhet të plotësohen këto vende bosh. Njerëzit duhet të shkollohen. Nuk jemi arritur maksimum por dhe në Holandë nuk janë të përsosur".

Rama: Nëse s’do të kishim pasur probleme me korrupsionin do kishim thënë; tani do të duhet të ishim në BE. Ne jemi të vetëdijshme që ka shumë për t’u bërë. S’ka dyshim. Kjo është arsyeja që e thash më parë. Nuk është njësoj si Suedia dhe Finlanda që hyjnë në NATO. Ndaj me kohën e kemi kuptuar që duhet të jetë kështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat