Protesta e 7 korrikut/ Rudina Hajdari: Shqipëria është në kaos! Pushtetarët po vjedhin qytetarët e po pasurojnë familjet

Shqipëria

Protesta e 7 korrikut/ Rudina Hajdari: Shqipëria është në kaos! Pushtetarët po vjedhin qytetarët e po pasurojnë familjet

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 21:45
Rudina Hajdari

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari është shprehur se Shqipëria ndodhet në kaos.

E ftuar në “Quo Vadis”, Hajdari tha se protesta është I vetmi mjet nëpërmjet të cilit qytetarët mund të ngrejnë zërin e të revoltohen ndaj qeverisë, sipas saj të korruptuar.

Hajdari ‘drejtoi gishtin’ nga pushtetarët se po vjedhin para nga xhepat e qytetarëve të thjeshtë për ti dërguar në kompani fiktive për përfitimet e tyre.

“Shumë më pak shqiptarë që shkojnë me pushime. Nëse opzoita sot ndodhet në një moment të vështiurë, vendi ndodhet në një moment akoma edhe më të vështirë. Protesta është i vetmi mjet për të ngritur zërin e për tu revoltuar. Sot ata sigurojnë familjet e tyre ndërkohë që Shqipëria është në kaos. Janë lekët tona që vidhen e çohen në kompani fiktive e më pas në parajsa fiskale.” – u shpreh ish-deputetja Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat