Covid përhapet shpejt, por nuk ka fuqi/ Kulmi do të jetë në mesin e muajit

Shqipëria

Covid përhapet shpejt, por nuk ka fuqi/ Kulmi do të jetë në mesin e muajit

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Me rritjen e temperaturave po shtohet edhe numri i të infektuarve në vend nga COVID-19, ndërkohë që piku pritet të jetë në mes të këtij muaji.

Mjeku epidemiolog Rexhep Muja shprehet se personat që infektohen me shume janë ata që nuk janë vaksinuar apo që kanë humbur imunitetin nga dozat e marra.

Lëvizjet mes shteteve sipas tij, kanë rritur mundësinë e shpërndarjes së virusit.

Aktualisht, nënvarianti që po qarkullon më shumë është ai BA5, mirëpo krahas tij janë edhe BA2, BA3 dhe BA4  ato që po ndikojnë në rritjen e shifrave të të infektuarve.

Mjeku Muja apelon që kategoritë më të rrezikuara të vaksinohen e të bëjnë kujdes në këtë periudhë kur rastet me covid po rriten.

Krahas kësaj, ai sugjeron që në ambiente të mbyllura të mbahet maska me qëllim që të shmanget sadopak infektimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat