'Kush do largohet Rama apo rinia'?/ Pedagogia: Ne do jemi këtu derisa ky njeri të largohet

Shqipëria

'Kush do largohet Rama apo rinia'?/ Pedagogia: Ne do jemi këtu derisa ky njeri të largohet

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 20:18
Ilirjana Kuçana

Pedagogia dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana deklaroi nga sheshi i protestës së opozitës, se shqiptarët do të jenë në këmbë derisa Edi Rama të jetë larguar. 

"Çfarë mrekullie të shohësh njerëz kaq të bukur, kaq shpresëdhënës, kaq frymëzues sa ju. Këtu janë pedagogë, studentë dhe shqiptarët e vërtetë. A ka njeri që nuk e di që arsimi shkretohet me tekste, me kuota, me tarifa. E dini pse?

Sepse për gjithçka zgjedh Edi Rama. Sepse ju e dini që shkollën e fëmijëve e zgjedh ministri i Arsimit, Edi Rama, ministri i çdo ministrie, kryetari i çdo bashkie, komandanti i çdo policie, kryetar i çdo gjykate dhe prokurorie. E vetmja gjë që i ka mbetur një të riu është droga, të bëhet patronazhist ose të largohet nga Shqipëria.

Prandaj, Rama shkretoi Shiqpërinë dhe bëri shpopullimin agjendën e pastër, duke shpopulluar Shqipërinë. Për ta mbyllur kam një pyetje për ju: Kush do largohet, Rama apo rinia? Kush? Ne do jemi këtu derisa ky njeri të largohet"!, u shpreh Kuçana. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat