Shehaj: Nuk jam këtu për veten dhe Berishën, jam këtu se nuk ka më të ardhme në Shqipëri

Shqipëria

Shehaj: Nuk jam këtu për veten dhe Berishën, jam këtu se nuk ka më të ardhme në Shqipëri

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 20:26
Agron Shehaj

Nga bulevardi para kryeministrisë në protestën e opozitës, deputeti demokrat Agron Shehaj u shpreh se nuk është aty për vetes dhe as për Berishën.

Ai tha se pas skandaleve të panumërta Rama investon miliona në medie se të gjithë janë njëlloj, dhe se nuk ka njerëz të ndershëm në vend.

Shehaj: Unë nuk jam këtu për veten time dhe as për Sali Berishën, por një gjë e madhe na ka ftuar këtu. Ajo që mblidhet në një fjali të vetme: nuk ka më të ardhme në Shqipëri. Kështu mendojnë shumë shqiptarë. Një pjesë e tyre kanë vendosur që të mos na bashkohen, por po u bashkohen atyre që duan të largohen nga Shqipëria sepse kanë përballë korrupsionin e Ramës.

Pas skandaleve të panumërta Rama investon miliona në medie se ne jemi të gjithë njëlloj, duan të na bindin se nuk ka njerëz të ndershëm në vend. Ne duhet të tregojmë se ndershmëria është oferta jonë.         

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat