Pas protestës së opozitës, reagon Baton Haxhiu: Një fjalë e kam, Berishës...

Shqipëria

Pas protestës së opozitës, reagon Baton Haxhiu: Një fjalë e kam, Berishës...

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 22:04
Baton Haxhiu

Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu ka ndryshuar qëndrim ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha, pas protestës së sotme para Kryeministrisë. 

Ai është shprehur në 'Opinion' se i jep dorën Sali Berishës për pjesëmarrjen masive të qytetarëve në protestë. 

Baton Haxhiu shtoi gjithashtu se është e vështirë të organizohen tubime të tilla, si ky i 7 korrikut kundër varfërisë, vjedhjes qeveritare dhe rritjes abuzive të çmimeve nga Edi Rama. 

“Një fjalë e kam. Ia jap dorën. Ia jap dorën për këtë pjesëmarrje. Nuk e prisja. Ka kohë që nuk më pëlqen si politikan, por ia jap dorën sot. Vështirë që një njeri të organizojë tubime të tilla. S’kam ça i them më. Do flas për tubimin se kam analizën time. Sot, njeri që politikisht nuk e dua, por i jap dorën për atë çfarë ka bërë. Askush s’ka besuar. As vetë Rama dhe stafi i tij nuk e kanë parashikuar. Edhe medialisht dhe strategjikisht mediat kanë gabuar që kanë bërë një ekuilibrim”, tha analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat