Zjarr në një banesë në Tiranë, vdes foshnja gjashtëmuajshe

Shqipëria

Zjarr në një banesë në Tiranë, vdes foshnja gjashtëmuajshe

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 08:52
Shinzo Abe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një banesë ka marrë flakë dhe për pasojë ka ndërruar jetë foshnja gjashtëmuajshe.

Zjarri ra në rrugën “Gani Domi” pranë maternitetit të ri në banesën e shtetases J. L., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Banesa është djegur plotësisht, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Gani Domi”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases J. L.

Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6 muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat