“Çlirohet” plazhi i Porto Romanos, sekuestrohen 400 shezlongë

Shqipëria

“Çlirohet” plazhi i Porto Romanos, sekuestrohen 400 shezlongë

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Pesë administratorë të një sipërfaqeje plazhesh në Durrës u ndoqën penalisht, pasi kishin zaptuar hapësirat publike.

Aksioni “bregdeti i lirë” u zhvillua në zonën e Porto Rpmanos.

Si rrjedhojë u sekuestruan 400 shezlongë dhe çadra që ishin vendosur përgjatë vijës bregdetare, pa lejen përkatëse.

E gjithë hapësira që ishte zaptuar u lirua për pushuesit.

Kontrollet të shtuara, sipas policisë, do të ketë në të gjithë vijën bregdetare me qëllim moslejimin e pushtimit të hapësirave publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat