Rritja e çmimit të naftës/ Petrit Vasili thirrje SPAK të hetojë anëtarët e bordit të Transparencës

Shqipëria

Rritja e çmimit të naftës/ Petrit Vasili thirrje SPAK të hetojë anëtarët e bordit të Transparencës

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 16:32
Petrit Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pas rritjes së çmimit të naftës në vendin tonë.

Ai i kërkon SPAK të hetojë anëtarët e bordit të transparencës, duke theksuar se qeveria bën pazar me oligarkët duke shitur sipas tij të njëjtat depozita nafte çdo ditë me çmime të ndryshme për të mbushur xhepat.

“Skandal.Nafta 4 cmime ne 4 dite, sot e rrisin 5 leke, SPAK boll mbylle syte e veshet perpara horrave! Cdo dite batakçinjte mafioze te Qeverise permes Bordit te Hajduteve ne menyre skandaloze ndryshojne cmimin per here te katert ne kater dite.

Sot e rriten ne Shqiperi çmimin me 5 leke dhe e çuan ne 240 leke litri i naftes. Ndersa ne Maqedoni çmimi ulet ne 193 lek/ litri(101denare) i naftes.

Kemi vetem hajdute te pacipe ne qeveri qe bejne pazar me oligarket dhe te njejtat depozita nafte te mbushura plot i shesin perdite me cmime te ndryshme per te mbushur xhepat. SPAK boll mbylle sy e veshe hetoni dhe coni perpara drejtesise gjithe kete hajduteri, qe vlon ne mes te ditës”, shkruan Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat