Alibeaj i përgjigjet Berishës dhe i kujton Nanon

Shqipëria

Alibeaj i përgjigjet Berishës dhe i kujton Nanon

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 18:08
Enkelejd Alibeaj

Në daljen e sotme për mediat, ish-Kryeministri Sali Berisha la të nënkuptohej se Alibeajn e pengojnë disa ‘kushte të tmerrshme’ të jetë i lirë pasi sipas tij është peng i Ramës dhe Ballës. Kësaj deklarate i është përgjigjur Enkelejd Alibeaj, i cili ka thënë se vetëm një kusht ka për Berishën, atë që ish-Kryeministri i rëndon, shpalljen ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Berisha në një dalje për mediat tha se Alibeaj është në dorë të Ramës, ndërsa thekson se i janë vënë disa kushte të tmerrshme, të cilat s’i bëri të ditura. Revanshi dhe gjuha e helmët e Sali Berishës ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga ai, nuk e bën atë të ndryshëm nga Sali Berisha që bënte paqe dhe marrëveshje, p.sh. me Fatos Nanon dikur. Në tjetër i shpallur “armik” i madh, me të cilin u puth pa të keq më pas.

Veçse këtë herë, me një PD që e përçau dhe sakatoi, siç deshi dhe për aq sa e do, e vetmja fitore e Sali Berishës është ajo ndaj “armiqve të brendshëm”, si në komunizëm.

Është e qartë për çdo qytetar se rruga për largimin e Edi Ramës nuk kalon nga përçarja e opozitës por vetëm drejt bashkimit të saj! Bashkimit rreth vlerave të qytetarisë politike.

Kush bën sikur nuk e kupton, thjesht përdor kauzën e opozitës, shpërdoron besimin e demokratëve veç për interes personal të vetin apo enturazhit të vjetërsuar politik.

Sa për "kushte të tmerrshme", po e kam një! Ajo që i rëndon si peshë atij e që do t’ua hedhë në kurriz mua dhe demokratëve: “non grata” e firmosur nga SHBA. Ky është kusht ‘sine qua non’”, ka shkruar Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat