Avokatët apel për zgjidhje/ Kemi probleme ekonomike dhe presion nga klientet

Shqipëria

Avokatët apel për zgjidhje/ Kemi probleme ekonomike dhe presion nga klientet

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 13:04
Avokat

Prej tre javësh avokatët në të gjithë vendin janë në grevë duke bojkotuar seancat, si reagim i hartës së re gjyqësore  që pritet të miratohet nga qeveria. Por bojkoti i tyre po shfaq edhe  probleme sociale pasi shumica e mbrojtësve ligjore duhet të paguajë detyrimet ndërsa po përballen edhe me reagimet e klienteve, të cilët kërkojnë të shkojnë në seancët gjyqësore. 

Greva disa javore e vendosur nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë duket se po dëmton edhe vetë avokatët.

Ata kërkojnë ti jepet sa më parë një zgjidhje kërkesave të tyre pasi një vazhdim i saj po i rëndon ekonomikisht.

“Ne avokatët që zbatojmë ligjin, data 20 është afati i fundit i sigurimeve shoqerore, dita e çerasë së zyrës dhe e shumë e shumë kushteve të tjera ekonimike që ndikojnë në ekonominë tonë. Duke menduar për qytetarët bojkoti është shumë i mirë dhe duhen vënë disa pika mbi i.”

Ndërkohë avokatët ligjor shprehen se kanë presion edhe nga klientët të cilët u kërkojnë të paraqiten në seanca.

“Presioni i tyre mendoj se është shumë i drejtë por në një moment të dytë do ta kuptojnë. Edhe pse të ngarkuar prikologjikisht i mirëkuptoj. Duhet të ketë një zgjidhje dhe kjo zgjidhje duhet të jetë urgjente."

“Nga burimet që ne kemi dhe nga informacione që ne kemi mes kolegësh, didsa prej avokatëve kanë sfiduar këtë proces dhe kanë shkuar në masa sigurimi avokatët që çdo ditë janë në seanca gjyqësore. Pa dashur ti paragjykoj, kam shumë respekt por nuk mund të shkosh në një seancë gjyqësore, në një masë sigurimi në momentin që ti nuk ke studjuar dosjen, nuk ke një informacion të saktë."

Pak ditë me parë Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendosi të vijnë bojkotin e mosparaqitjes në seanca gjyqësore deri në një reagim të Ministrisë së Drejtësisë   për hartën e re gjyqësore e cila parashikon reduktimin e gjykatave   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat