Tragjedia në Mallakastër/ Flet motra e të mbijetuarit: Me viktimën ishte shok, pusin e hapën për të vaditur tokat!

Shqipëria

Tragjedia në Mallakastër/ Flet motra e të mbijetuarit: Me viktimën ishte shok, pusin e hapën për të vaditur tokat!

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Enkelejda Banaj, motra e Bledar Bregut i cili ra brenda në pus në fshatin Lofkënd në Mallakastër ditën e sotme ka folur për mediat për ngjarjen e rëndë ku ndërroi jetë një person.

Banaj shprehet se i vëllai dhe viktima Besnik Veliaj ishin shokë me njëri tjetrin e kishin hapur pusin për të vaditur tokën.

Ajo tha se është njoftuar nga e ëma për ngjarjen e rëndë dhe menjëherë ka udhëtuar nga Patosi në drejtim të fshatit Lofkënd.

“Çfarë të them unë e shkreta, unë erdha nga Patosi sot, çfarë të them. E hapën pusin për të vaditur tokat. Ata ishin shokë, ishin të dy beqarë. Mami njoftoi burrin tim në Patos dhe erdhëm. Ishin futur për të pastruar pusin”, rrëfen e motra e 33-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat