Prani vranësirash dhe rritje e temperaturave, si parashikohet të jetë moti për sot

Shqipëria

Prani vranësirash dhe rritje e temperaturave, si parashikohet të jetë moti për sot

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar mbetet  në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në pjesën e parë të ditës, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në bregdet dhe zonën e ulët.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës i thekson gradualisht vranësirat në vend duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në skajin Verior ku dhe vranësirat do të jenë më të fokusuara.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat