“Kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë”/ Meta: Taksapaguesit grabiten nga mafia e inceneratorëve

Shqipëria

“Kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë”/ Meta: Taksapaguesit grabiten nga mafia e inceneratorëve

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 09:50
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta është ndalur tek inceneratorët teksa tregon se si po grabiten taksapaguesit.

Meta shkruan se miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh.

Presidenti shton se vetëm lufta kundër kapjes së shtetit, mund të parandalojë falimentimin e Shqipërisë.

Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh.

Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë.

Koha nuk pret më”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat