Lidhje me inceneratorët, SPAK pezullon aktivitetet e kompanive të denoncuara nga LSI

Shqipëria

Lidhje me inceneratorët, SPAK pezullon aktivitetet e kompanive të denoncuara nga LSI

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Pezullohen kompanitë e denoncuara nga LSI, për aferën e inceneratorëve.

Mësohet se kompanitë janë pezulluar me urdhër të SPAK.

Burime nga prokuroria e posaçme bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtyre kompanive, ku referuar te dhënave në QKB, aktiviteti i tyre ështe pezulluar diten e sotme.

Kjo lëvizje e SPAK vjen disa ditë pas denoncimeve publike të bëra nga Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kjo e fundit denoncoi publikisht se disa kompani fiktive kishin bërë evazion fiskal përmes skemës abuzive të inceneratorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat