Harta e re gjyqësore/ Avokatët paralajmërojnë protestë para KLGJ: Do të nisë në formën e një tubimi me datë 14 korrik

Shqipëria

Harta e re gjyqësore/ Avokatët paralajmërojnë protestë para KLGJ: Do të nisë në formën e një tubimi me datë 14 korrik

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Avokatët kanë njoftuar mbajtjen e një proteste kundër hartës së re gjyqësore pas qëndrimit të qeverisë për të mos lëshuar pe.

Përmes një urdhri që mban firmën e kryetarit të dhomës së avokatisë Maks Haxhia avokatët njoftohen se protesta do të nisë në formën e një tubimi para KLGJ, në orën 11:00 të datës 14 Korrik.

“Në bazë të vendimit nr.3 datë 7.07.2022 të Këshillit të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë në kuadër të bojkotit të proceseve gjyqësore lidhur me miratimin e Hartës Gjyqësore njoftohen të gjithë avokatët e Shqipërisë mbi organizimin e protestës që do të zhvillohet në formën e një tubimi me datë 14 Korrik, ora 11:00 përpara godinës së Këshillit të Lartë Gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Prej javësh avokatët vijojnë bojkotin e seancave gjyqësore në shenjë proteste, megjithatë qeveria nuk ka bërë asnjë hap pas.

Ditën e sotme ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i qëndroi të njëjtës deklaratë të kryeministrit Edi Rama duke theksuar se harta e re gjyqësore do të miratohet pa asnjë ndryshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat