“Veza më e lirë ka shkuar 28 lekë”, demokrati ngre çështjen shqetësuese në vend

Shqipëria

“Veza më e lirë ka shkuar 28 lekë”, demokrati ngre çështjen shqetësuese në vend

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 21:41
PD

I ftuar në “Open”, Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tha se ashtu siç gjenden qindra milionë euro për inceneratorët, duhet të gjenden edhe për të ndihmuar qytetarët për të përballuar efektet e krizës.

“Kriza nuk është vetëm në Shqipëri. por ajo që po bëjnë qeveritë e tjera janë të ndërhyjnë për të ndihmuar shtresat në nevojë dhe sektorët e ekonomisë që janë në rrezik. Faji i qeverisë nuk është nisja e luftës por mënyra si reagon.

Nëse lë të rrjedhë ujë në themelet e një shtëpie, ajo do të përmbyset. Kemi një ekonomi që është e braktisur.

Inflacioni një pjesë është e importuar, por rritja e çmimit të vezës nuk është. Zv ministri tha që qeveria do bënte gabim të kontrollonte çmimet.

Qeveria nëpërmjet bordeve bën kontroll abuziv të çmimeve. Shembull rasti i bordit të karburanteve.

Besarti tha se çmimet do stabilizohen, kjo nuk është e vërtetë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Sejko kur tha për rriten normat e interesit tha çmimet stabilizohen në rastin më të mirë në 2024. Pra shqiptarët të braktisur nga qeveria do të presin edhe 2 vite.

Pyetja a ka hapësira buxheti? Ju siguroj që po. Kemi punuar në ministrinë e Financave dhe dimë sa janë mundësitë.

Kur gjen 80 milion euro për të kompensuar kompani, të gjejë edhe për qytetarët. kur gjen 120 milion euro për inceneratorët të gjejë edhe për qytetarët. ne kërkojmë që 5 përqind , 250-300 milion euro viti aktual do përballohej shumë mirë dhe qytetarët nuk do të ndjenin krizën.

Kjo nuk është kriza e parë me të cilën përballet qeveria, në pandemi qytetarët u braktisën me paketë minimale për efektet e pandemisë. Greqia, Maqedonia, Mali i Zi kanë marrë paketa shumë më të lara se kjo e Shqipërisë, që për më tepër është dhënë vetëm për 3 muaj.

Nga 1 korriku i është ngarkuar një takse e re 60 lekë për çdo litër gaz të lëngshëm, përveçse nuk marrin më ndihmë. Para se të vija këtu ndalova në një dyqan të vogël të periferisë. Veza ishte 150 lekë para pak muajsh.

Tani është 280 lekë veza më e lirë. Këtë kuptojnë qytetarët shqiptarë. Le të flasim thjeshtë. çdo bëjë qeveria për të ndihmuar ekonominë, shtresën më vunerabël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat