“E kuptoni sa rëndë ka shkuar puna”, Lala sulmon ish-ministrin

Shqipëria

“E kuptoni sa rëndë ka shkuar puna”, Lala sulmon ish-ministrin

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 00:51
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale.

Duke marrë shkas nga kritikat e ish-ministri Fatmir Xhafaj për situatën në Drejtësi, Lala shkruan se po ankohet për çorbën që gatoi vetë.

“Fatmir Xhafaj, arkitekti i Reformes, i cili beri me sistemin e drejtesise cfare i deshi qejfi, u hakmor ndaj cdo prokurori e gjyqtari qe sju bind, duke e shkarkuar nga detyra e shpetoi nderkohe benjaminet e tij, ka nisur te flase.

Per cudi ka filluar te kete ankesa per institucionet e reja te ngritura ne kuader te kesaj reforme. Pra po ankohet per corben qe gatoi vete. E kuptoni sa rende ka shkuar puna...

#Mjereneperreformen”, shprehet Lala në një reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat