​Policia e Himarës shpëton 2 të mitur në det pasi iu rrezikua jeta nga dallgët

Shqipëria

​Policia e Himarës shpëton 2 të mitur në det pasi iu rrezikua jeta nga dallgët

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 21:01
​Policia e Himarës shpëton 2 të mitur në det

Patrulla e plazhit në Livadh, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Himarës, u ka ardhur në ndihmë dy të mitur, të cilëve iu rrezikua jeta, për shkak të dallgëve të larta të detit.

“Nga shërbimet e planëzuara në plazhe, nga Komisariati i Policisë Himarë, si dhe ato të Policisë Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative për dy shtetas të mitur që ishin futur në det me një gomone plazhi, në plazhin “Livadh”, Himarë, të cilëve, për shkak të dallgëve të larta të detit, po iu rrezikohej jeta dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg”, informoi Policia e Shtetit.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore 2 fëmijët, të moshës 13-vjeçare, të cilët iu janë bashkuar familjarëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat