Rezoluta për Srebrenicën/ Deputeti i PD kërkesë kryetares së Kuvendit: Të përsëritet votimi

Shqipëria

Rezoluta për Srebrenicën/ Deputeti i PD kërkesë kryetares së Kuvendit: Të përsëritet votimi

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Deputeti demokrat Tritan Shehu i ka kërkuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla të  fusë në axhendë për rivotim rezolutën për Srebrenicën.

Ai u shpreh se rregullorja e thotë qartë që në fillim hidhen në votim amendamentet dhe pastaj teksti final. Sipas tij kjo procedurës është shkelur.

“Zonja kryetare kam dy çështje proceduriale. Rezoluta për Srebrenicën u votua në kundërshtim me rregullore. Votimi në tërësi duhet të përsëritet. Sepse rregullorja e thotë qartë që në fillim hidhen në votim amendamentet dhe pastaj teksti final.

Ne votuam tekstin final pa ditur rezultatin e amendamenteve. Zonja kryetare unë kërkoj të përsëritet votimi tashmë që njihen rezultatet e amendamenteve. Nuk është votim që bëhet kot për të kaluar radhën. Prandaj duhet të përsëritet ashtu si duhet korrigjuar tërësisht mënyra e votimit”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat